Kaq thjeshtë/ Ju tregojmë si të përgatisni qumështorin tradicional!
Dritare.net
Sot në “Gatuaj në Dritare” do të sjellim tek ju një nga ato ëmbëlsirat që nuk të mërziten kurrë dhe të kthejnë pas në kohë në kujtimet e ëmbla të fëmijërisë.
Ju tregojmë si të përgatisni hap pas hapi qumështorin tradicional!
Përbërësit:
qumësht
3 vezë
1 gotë sheqer
2 lugë miell
2 lugë niseshte
1 filxhan kafe vaj
Receta:
Qumështin e hedhin në një tenxhere të thellë dhe e vendosim të ngrohet në zjarr të ngadaltë. Më pas në një enë hedhim vezët, shtojmë sheqerin dhe me ndihmën e një rrahese trazojmë derisa masa të njëtrajtësohet dhe kokrrizat e sheqerit të shkrihen. Në masën e formuar shtojmë edhe vajin. Më pas shtojmë miellin dhe niseshtenë dhe vazhdojmë trazojmë derisa masa të na lidhet. Pasi masa është bërë kremoze do të shtojmë aty qumështin, i cili tashmë është nxehur dhe do të ndihmojë ta mpiksi masën. Trazojmë vazhdimisht teksa shtojmë qumështin. Më pas në një tave qelqi të cilën e kemi lyer me vaj shtojmë masën e sapoformuar. Furra duhet të jetë e nxehtë dhe pjekim në 250 gradë për 40 minuta. Do shikojmë se qumështori ka marrë sipër atë ngjyrën e bukur të artë. Dekorojmë me pak kanellë, kakao apo çfarë të dëshironi. Qumështori është gati!
Na ndiqni për më shumë receta në Gatuaj në Dritare/M.K/dritare.net