

E NDALUAR
Nuk mund të vishen më shumë se dy elementë me ngjyrë të zezë në një veshje. Shembull: nëse këpucët janë në sinkron ngjyrash me fustanin, atëherë çanta duhet të “ulërijë”. Pra, këpucë dhe fustan i zi, çantë e kuqe, vjollcë, e kaltër apo çfarëdo ngjyre tjetër që ju shkon. Evitoni getat ose çorapet e trasha e zgjidhni ato të holla me efekt “mishi”. Gjatësia e duhur për fustanin e zi është deri tek gjuri, ose disa centimetra më sipër.
KËSHILLA PËR BLERJE
Për të evidentuar gjoksin është mirë të zgjidhet një fustan i zi me prerje V në dekolte. E kundërta për ato femra që duan të moderojnë dekoltenë e tyre, të cilat duhet të zgjedhin prerje në formë varke. Të pasmet rimodelohen me një fustan të zi i cili ka prerje të siluetës klasike A, ndërsa barku mund të fshihet me prerjen mbi mes. Vithet tejet të gjera fshihen me një fustan që në fund ka prerje asimetrike!./d.m-living

















