

Solskjaer ishte i pamposhtur në 11 ndeshjet e para në drejtimin si trajner. Nën drejtimin e tij gjithashtu u prodhua një shfaqje historike në fitoren kundër Paris Saint Germain në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Në 19 ndeshjet e tij kryesore, United fitoi 14, barazoi dy dhe humbi tre, duke shënuar 40 gola dhe duke pësuar 17. Solskjaer ka një përqindje fitoreje prej 73.7%.
United njoftoi të enjten lajmin për emërimin e përhershëm të Solskjaer në rrjetin social Twitter, duke deklaruar: "Ole është në timon"./D.B/Dritare.net

















