
Edhe për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.