Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Pas një jave në spital operohet 64-vjeçarja që aksidentoi Ilda Bejleri, ja gjendja e saj!

Foto/ Pas një jave në spital operohet 64-vjeçarja që

Një javë më parë, mediet raportuan se, gazetarja e sportit, Ilda Bejleri aksidentoi rëndë 64-vjeçaren, Enriketa Gjuzi, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Gazetarja fillimisht mohoi ta ketë shtypur 64-vjeçaren, më pas tha se ishte skemë dhe në fund u shpreh se nuk mban përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Por, e aksidentuara tha se, Ilda e përplasi dhe as nuk ndaloi ta shohë si ishte, për më tepër nuk e vizitoi as në spital.

Enriketa ndodhet ende në Spitalin e Traumës, megjithëse Bejleri tha se e aksidentuara kishte dalë. Por jo, vetëm sot është bërë i mundur operimi i Enriketës, e cila u plagos rëndë në këmbë. Dritare.net ka siguruar foto të 64-vjeçares, pas operacionit të vështirë që kaloi.

Ky ishte një operacion i vështirë për gruan, pasi ajo është me një veshkë dhe rrezikoi shumë që u fut. Por pas operacionit asaj iu vu protezë dhe tashmë është në gjendje të mirë./K.C/dritare.net