
Rama: Mund të vijë dita kur ministrat të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale
E Premte 18 Korrik 2025, 12:12
Dritare.net
Gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së teknologjisë dhe inovacionit në Berat, Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë lidhur me potencialin e inteligjencës artificiale në administratën publike.
“Mund të vijë dita që ministrat t’i kemi me inteligjencë artificiale. Nuk po them se ky është synimi ynë, por me shumë kënaqësi do ta pranoja,” u shpreh Rama me një ton gjysmë serioz e gjysmë humoristik, duke nënvizuar rëndësinë që teknologjia ka në të ardhmen e qeverisjes dhe shërbimeve publike.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur Shqipëria po shtyn përpara transformimin digjital dhe kërkon të krijojë politika të reja në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat dhe start-up-et teknologjike./L.F-dritare.net

















