Policia: Ilda Bejleri akuzohet për dy vepra penale!

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia ka njoftuar se gazetarja Ilda Bejleri, në lidhje me aksidentin e djeshëm akuzohet për dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Njoftimi i policisë:

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO DHE :  Rindërtimi pas tërmetit/ Mbahet sot në Bruksel, Konferenca e Donatorëve

Gazetarja e sportit aksidentoi dje në mesditë një zonjë 63-vjeçare dhe u largua nga vendngjarja. Ndërkohë e aksidentuara, ndodhet në Spitalin e Traumës në pritje të operohet./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.