Ilda Bejleri: Unë jam emigrante, gazetarët po më vënë gjoba
Dritare.net
"Ndoshta nuk jam shembulli perfekt dhe nuk aspiroj të jem. Po nuk do të ishte keq që dikush të merrte diçka nga forca ime. Nga një vajzë që në fëmijëri i qëlloi të ishte emigrante në Greqi, në një vajzë që u kthye në vendin e vet për t'u bërë kjo që jam sot. Atëherë vuaja nga racizmi grek dhe thosha do shkoj në Shqipëri aty në vendin tim, për t'u ndjerë krenare për faktin që jam shqiptare. E pra, racizmi grek nuk qenka asgjë krahasuar me mllefin e disa shqiptarëve. Sidomos të disa gazetarëve që kanë nevojë të 'detoksifikohen' e nuk po dinë nga të vënë gjoba më parë dhe kanë harruar qëllimin e profesionit të tyre".
Reagimi i fundi i Bejlerit i referohet aksidentit ku ajo u përfshi pak ditë më parë. Një gjë nuk kemi të qartë, pse Ilda, nuk shkon te gruaja që shtypi, me një tufë me lule po vazhdon me mesazhe arrogante dhe kërcënuese?/Dritare.net