Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Naftë më e lirë për fermerët? Ja çfarë tha sot Rama!

Naftë më e lirë për fermerët? Ja çfarë tha

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të ndërhyjë në çmimin e naftës, me qëllim vendosjen e një ekuilibri të ri për konsumatorët. Gjatë fjalës së tij në përmbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, në një takim me fermerët, Rama tha se deri në fund të vitit do të merren hapat e nevojshëm për këtë qëllim.

“Duhet të rishikojmë skemën e naftës dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës,” deklaroi Kryeministri. Ai shtoi se qeveria do të jetë më aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të reja të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe faktorët ekonomikë, me synimin për të rritur të ardhurat e qytetarëve.

Rama theksoi gjithashtu se për aktorët që veprojnë në tregun e naftës, qeveria do të ofrojë lehtësira, duke qenë një garanci për importin dhe eksportin e saj.

“Po ndërtojmë një proces të ri, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri të çmimit për konsumatorët,” tha Kryeministri.

Ky njoftim vjen në një kohë kur çmimi i naftës vijon të jetë një ndër faktorët që ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës dhe sektorin e bujqësisë.