Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stacionet bujqësore s’kanë më specialistë, shpërndajnë vetëm naftë! Alarmi i Aleksandër Jorgaqit për kolapsin në fshat

Stacionet bujqësore s’kanë më specialistë,

Në një intervistë ekskluzive për Shqip në Dritare TV me Rudina Xhungën, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar dhe ish-drejtor i ndërmarrjes bujqësore të Roskovecit, ngriti alarmin për mosfunksionimin total të stacioneve bujqësore në Shqipëri.

“Sot, stacionet bujqësore nuk këshillojnë më askënd. Nuk kanë më asnjë rol teknik. Janë kthyer në zyra që merren vetëm me shpërndarjen e naftës dhe administrimin e pak fondesh,” – deklaroi Jorgaqi.
Ai theksoi se dikur, këto institucione ishin zemra e zhvillimit rural:

“Ne kishim agronomë, veterinerë, inxhinierë që shkonin në çdo fermë, këshillonin, ndihmonin, rregullonin. Sot? Asnjë. Vetëm letra dhe kuota.”

Sipas tij, kjo është një nga arsyet pse blegtoria dhe bujqësia janë në prag të kolapsit.

“Nuk mund të mbash në këmbë një sektor të tërë me burokratë që nuk dinë të dallojnë domaten nga specat. Specialistët janë lënë në harresë, ndërsa tokat po shkojnë për panele diellore dhe resort turistik,” – paralajmëroi ai.

Jorgaqi kërkoi që qeveria të rikthejë funksionin teknik të stacioneve bujqësore, duke përfshirë ekspertët e vjetër dhe të rinj në vendimmarrje.

“Kemi një armatë specialistësh në pension që mund të japin kontribut të jashtëzakonshëm. Mos i lini të vdesin pa u dëgjuar,” tha ai./L.F-dritare.net