Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Cërrik për një takim dy-ditor me fokus sektorin e bujqësisë, ku marrin pjesë ministra, kryetarë bashkish, ekspertë dhe përfaqësues të fshatit. Në qendër të diskutimit janë sfidat dhe potencialet e bujqësisë shqiptare, si dhe mënyrat për ta financuar në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rritje. Analiza përfshin fusha si agroturizmi, blegtoria, agro-përpunimi dhe fondet IPARD.

Ndërkohë, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar ngriti alarmin për kolapsin e blegtorisë shqiptare në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Ai propozoi krijimin e komplekseve bujqësore moderne, të drejtuara nga privatët dhe të mbështetura nga shteti përmes lehtësirave fiskale dhe fondeve europiane.

“Pa vizion dhe mbështetje reale, fshati po vdes. Duhet veprim tani, jo nesër,” – u shpreh Jorgaqi, duke i bërë thirrje qeverisë të dëgjojë ekspertizën dhe të sjellë politika afatgjata për ringritjen e bujqësisë. Intervistën e plotë me Aleksandër Jorgaqin mund ta ndiqni në Dritare TV./L.F-dritare.net