Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ina Majko, zëri i komunitetit rom në qeveri, e para në histori!

Rama: Ina Majko, zëri i komunitetit rom në qeveri, e para në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e cilësuar atë si “prurjen e parë” në rrugën e re që u hap me 11 maj, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Ina Majko, pjesë e skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 11 majit, u përzgjodh përfaqësuese nga komuniteti Rom, dhe tashmë hyn në histori si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivel kabineti qeveritar. Ajo do të mbulojë çështjet më delikate sociale, që prekin njerëzit në nevojë dhe komunitetet e margjinalizuara.

Rama e përshkroi Inën si një vajzë të talentuar, të shkëlqyer në studime, energjike dhe të vendosur, që ka mbaruar studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja. Përveç formimit të lartë, Ina është bërë një zë i rëndësishëm për komunitetin e saj edhe në platformat sociale.

“Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”- shkruan kryeministri Edi Rama