Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet rinumërimi i votave në Fier. Kandidatja më e përfolur e 11 majit humb mandatin!

Mbyllet rinumërimi i votave në Fier. Kandidatja më e

Rinumërimi i votave për qarkun e Fierit ka përfunduar zyrtarisht pas hapjes së 586 kutive në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ndërsa pritet të nisë procesi për qarkun e Durrësit. Rinumërimi konfirmoi një sërë gabimesh në numërimin fillestar, si për partitë politike ashtu edhe për kandidatët, me devijime të mëdha në disa raste.

Partia Demokratike ka humbur 147 vota që i kishte marrë pa meritë, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 30 vota. Në këto kushte, koalicioni “Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt nuk arrin të sigurojë një mandat, mungojnë 519 vota për të futur kandidatin Azmer Duleviç në Kuvend, por rinumërimi i ka hequr koalicionit edhe 8 vota të marra gabimisht.

Ndryshime janë evidentuar edhe për partitë e tjera më të vogla: Lëvizjes Bashkë i janë zbritur 12 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim 3 vota, ndërsa PSD-së së Tom Doshit i janë shtuar 8 vota që i ishin hequr më 11 maj.

Por ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur te kandidatët. Kandidatja e PS-së, Maldrita Bardho, ka kaluar Zegjine Çaushin me 9 vota, duke përmbysur rezultatin dhe duke rrezikuar t’i marrë mandatin. Çaushit i janë zbritur 47 vota, ndërsa Bardhos i janë shtuar 26, duke përfshirë edhe votat nga diaspora.

Në radhët e PS-së, kandidati Ceno Klosi ka rezultuar me numrin më të lartë të votave të marra pa meritë, plot 830 vota i janë hequr nga rezultati fillestar. Nga ana tjetër, Klevis Jahaj ka përfituar 498 vota, të cilat i ishin zbritur gabimisht në numërimin e parë.

Në Partinë Demokratike, pavarësisht se deputetët janë të listës së mbyllur, është konstatuar një humbje e konsiderueshme votash për disa kandidatë. Silva Hasaj ka humbur 671 vota, ndjekur nga Gentian Çela me 192 vota të hequra./K.C/dritare.net