Na ndiqni edhe në

Shqip

Renis Nushaj zgjodhi Rudina Xhungën për të ndarë lajmin e madh: Ju e parashikuat dhe ja ku jemi!

Renis Nushaj zgjodhi Rudina Xhungën për të ndarë lajmin e
Në Amerikë, ai është një avokat i njohur. Në Michigan, është kryetar i Partisë Demokratike për qytetin Troy. Por për intervistën më të rëndësishme të jetës së tij politike, shpalljen e kandidaturës për Senatin e Shtetit, Renis Nushaj zgjodhi Rudina Xhungën dhe Dritare TV. Pse? Sepse siç e tha vetë në fillim të bisedës:


“Herën e parë isha për njohje. Këtë herë vij për krenari. Ju ma thatë: nëse hyn në politikë, do kesh sukses. Dhe ja ku jemi.”


Në një intervistë të gjatë, të thellë dhe plot emocione në Shqip, Nushaj rrëfeu historinë e tij nga ikja në ’97, betejat në Amerikë, ndërtimin e një jete nga e para dhe tani, një hap drejt një posti që do e bëjë zërin e shqiptarëve pjesë të vendimmarrjes në SHBA.

Rudina Xhunga nuk nguroi të rikujtojë:

“Unë nuk shoh fall. Unë shoh fakte.”

Dhe faktet janë se Renis Nushaj e ka ndërtuar rrugën e tij me punë, përkushtim dhe integritet. Prandaj ai zgjodhi këtë ekran, këtë studio dhe këtë gazetare – sepse ishte vendi ku për herë të parë dikush i tha se e ardhmja e tij do të shkëlqejë.


Çfarë premtoi Renis Nushaj?
• Të jetë zëri i shqiptarëve dhe gjithë komunitetit në Michigan.
• Të sjellë një mënyrë të re të të bërit politikë – me etikë, transparencë dhe punë konkrete.
• Të mobilizojë shqiptarët për të kaluar nga mbështetës fushatash, në aktorë të përfaqësuar në vendimmarrje.
• Të ndërtojë një fushatë që frymëzon, ku çdo kontribut – votë apo dollar – është një hap drejt një ëndrre të përbashkët.

“Ne kemi mbështetur të tjerët për vite. Tani është koha të mbështesim veten. Të kemi një zë tonin në Senat. Dhe kjo fushatë do jetë për të gjithë ne,” – u shpreh Nushaj./dritare.net