
Pse Donald Trump po i kërkon Coca-Cola-s të ndryshojë recetën?!
Dritare.net
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Coca-Cola do të ndryshojë recetën për tregun amerikan, duke zëvendësuar shurupin e misrit me sheqer kallami, falë ndërhyrjes së tij.
“Kam folur me Coca-Cola-n për përdorimin e sheqerit natyral në SHBA dhe ata kanë rënë dakord. Është një lëvizje shumë e mirëm do ta shihni,” shkroi Trump në rrjetet sociale.
Coca-Cola nuk e konfirmoi ndryshimin, por tha për CNN se "vlerëson entuziazmin e Presidentit Trump" dhe premtoi se së shpejti do të publikojë produkte të reja.
Coca-Cola amerikane prodhohet me shurup misri, ndërsa versioni meksikan, që përmban sheqer kallami, është i preferuar nga shumë konsumatorë.
Ndërkohë, edhe CEO i PepsiCo pranoi se mund të ketë hapësirë për përdorim më të madh të kallam sheqerit, por theksoi se kostoja e lartë e sheqerit në SHBA mbetet një pengesë.
Ky zhvillim vjen mes përpjekjeve të administratës Trump për të ndikuar në industrinë ushqimore dhe për të promovuar përbërës më natyralë në produktet masive./K.C/dritare.net

















