
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë. Vjen në jetë Daskan!
E Enjte 17 Korrik 2025, 17:05
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hyrë në kapitullin më të bukur të jetës së saj. Ajo është bërë nënë për herë të parë. Lajmi i ëmbël është konfirmuar nga vetë artistja teksa ka postuar një foto nga castet e para të lindjes.
Dafina ka sjellë në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin Daskan.
“Welcome Daskan Gjergji”, ka shkruar Dafina krahas një fotografie të publikuar.
Fansat dhe kolegët e Dafina janë përplot gëzim dhe urime, ndërsa ajo tashmë po përjeton emocionet e një nëne të re. Pas suksesit në muzikë, Dafina tani po jeton edhe momentet më të veçanta në jetën personale, duke ndarë me publikun edhe pak nga kjo lumturi.
Urime Dafina dhe mirë se vjen Daskan!/K.C/dritare.net

















