Na ndiqni edhe në

Bota

Shenja të pazakonta në trupin e Trump. Shtëpia e Bardhë: Ja nga se vuan presidenti!

Shenja të pazakonta në trupin e Trump. Shtëpia e Bardhë: Ja

Shtëpia e Bardhë ka dhënë sqarime lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan Donald Trump, pas shqetësimeve të ngritura nga vëzhguesit për mavijosjet në dorën e tij të djathtë dhe ënjtjen në këmbë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi të enjten se presidenti, 79 vjeç, ka kryer një kontroll mjekësor të plotë pas vërejtjes së një ënjtjeje të lehtë në këmbë gjatë javëve të fundit. Sipas mjekut personal të presidentit, është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme, sidomos te personat mbi 70 vjeç. Nuk janë konstatuar shenja të trombozës venoze apo probleme me sistemin arterial.

Shenja të pazakonta në trupin e Trump. Shtëpia e Bardhë: Ja

Pamjet nga takimi i Trump me Princin e Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë, tregojnë një mavijosje në dorën e tij të djathtë, mavijosje që, sipas Leavitt, ka ardhur nga një dëmtim i lehtë i indeve të buta për shkak të shtrëngimeve të shpeshta të duarve, si dhe përdorimit të aspirinës, pjesë e trajtimit profilaktik për zemrën.

Trump i është nënshtruar gjithashtu analizave të gjakut dhe një EKG-je, por rezultatet nuk kanë treguar ndonjë problem të veçantë shëndetësor./K.C/dritare.net