
Pamjet virale/ CEO i Astronomer kapet mat me punonjësen në koncertin e Coldplay
E Enjte 17 Korrik 2025, 19:07
Dritare.net
Në koncertin e fundit të Coldplay në Boston, një moment i papritur ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe është bërë viral në rrjetet sociale. CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, u kapën nga “kiss cam” në mes të publikun.
Të zënë në befasi, ata u larguan me siklet nga njëri-tjetri, duke shkaktuar mjaft diskutime dhe spekulime. Ky incident ka ngjallur akuza për tradhti dhe ka nxitur debat mes ndjekësve të ngjarjes.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike në lidhje me këtë situatë./K.C/dritare.net

















