Na ndiqni edhe në

Shëndet

Gjatë gjumit, trupi nuk pushon. Çfarë ndodh!

Gjatë gjumit, trupi nuk pushon. Çfarë ndodh!

Shumëkush mendon se gjatë gjumit trupi thjesht pushon, por në të vërtetë, ai është jashtëzakonisht aktiv. Gjatë natës, organizmi riparon zemrën, forcon sistemin imunitar, rregullon metabolizmin dhe më e rëndësishmja, riorganizon trurin, duke forcuar kujtimet dhe përpunuar emocionet.

Megjithatë, statistikat tregojnë se gati 4 nga 10 të rritur flenë më pak se sa duhet. Pasojat janë të dukshme: më shumë stres, më shumë rrezik për sëmundje, më pak energji dhe, në afat të gjatë, një rënie e rrezikshme e funksioneve njohëse.

Por lajmi i mirë është se nuk kemi nevojë për pilula apo dyshekë “magjikë”. Ajo që na nevojitet është diçka shumë më e thjeshtë: lëvizja. Ecja, noti, çiklizmi apo çdo formë tjetër e aktivitetit fizik të rregullt ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Ekspertët rekomandojnë të paktën tre seanca aktiviteti fizik në javë. Dhe një gjumë i mirë, nga ana tjetër, na bën më të fortë, më të kthjellët dhe më të motivuar për të vazhduar të ushtrohemi. Një cikël pozitiv, i thjeshtë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm./K.C/dritare.net