Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë po ndodh? IKMT dhe Policia zbarkojnë te “Air Albania”

Çfarë po ndodh? IKMT dhe Policia zbarkojnë te “Air

Policia Bashkiake, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë zhvilluar pasditen e sotme një aksion të përbashkët përreth stadiumit “Air Albania”, në kuadër të lirimit të hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Forcat e ndërhyrjes janë fokusuar kryesisht tek subjektet private që operojnë në zonën jashtë stadiumit, të cilat kishin vendosur tavolina dhe karrige në pjesët e jashtme, duke zënë trotuare dhe hapësira publike. Aksioni synon të rikthejë këto hapësira për përdorim të lirë nga qytetarët dhe të ndalojë zaptimin e paligjshëm të territorit publik.

Autoritetet kanë paralajmëruar se ndërhyrje të ngjashme do të vijojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit në ditët në vijim, në kuadër të një fushate më të gjerë për disiplinimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave urbanistike./K.C/dritare.net