Na ndiqni edhe në

Bota

Izraeli bombardon Damaskun

Izraeli bombardon Damaskun

Forcat Ajrore të Izraelit ndërmorën sot disa sulme ajrore në qendër të Damaskut, duke shënjestruar Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zona pranë Pallatit Presidencial. Sipas ushtrisë izraelite (IDF), sulmet janë një "mesazh i qartë" ndaj regjimit sirian për shkak të dhunës ndaj pakicës druze në rajonin e Suvejdasë.

Pamjet filmike tregojnë shpërthime të fuqishme dhe ndërtesa të shkatërruara në kryeqytetin sirian. Mediat shtetërore siriane raportojnë për disa të prekur, pa dhënë detaje për viktima apo të plagosur.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi më herët për “goditje të dhimbshme” ndaj Sirisë, duke deklaruar se do të vazhdojnë operacionet derisa të tërhiqen forcat që, sipas tij, sulmojnë komunitetin druze.

Turqia reagoi ashpër ndaj bombardimeve, duke akuzuar Izraelin se po minon përpjekjet për paqe në Siri./K.C/dritare.net