
Fatos Nanos i dhanë urdhër të largohej. Ish-zyrtari i SHISH tregon si u arratis ish-kryeministri!
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Xhevdet Zeka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ngjarjet e 14 shtatorit 1998, një nga ditët më të tensionuara në historinë e politikës shqiptare pas viteve ’90.
Sipas Zekës, ish-kryeministri Fatos Nano më 14 shtator të vitit 1998 u arratis për në Maqedoni, jo në mënyrë të zakonshme, por si pjesë e një vendimi të marrë për arsye sigurie. “Ai i dha urdhër shërbimeve të sigurisë të organizonin largimin e tij, sepse situata ishte e tillë që jeta e tij nuk mund të garantohej më. U mor vendim që për sigurinë e shtetit dhe të tij personale, të largohej jashtë vendit,” deklaroi Zeka.
Ai sqaroi se strukturat shtetërore dhe Partia Socialiste vepruan sipas një praktike të njohur në raste krizash të thella institucionale: “Shërbimi informativ nuk mund të garantojë njëkohësisht as rendin, as jetën. Duhej marrë një vendim i shpejtë dhe u mor. Nano u largua.”
Kujtojmë se ngjarjet e 14 shtatorit 1998 pasuan vrasjen e deputetit Azem Hajdari dhe kulmuan me një përpjekje për përmbysje të pushtetit, përplasje të ashpra mes palëve politike dhe tension ekstrem në Tiranë. Largimi i Fatos Nanos atë ditë, sipas Zekës, ishte një manovër e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e krizës./K.C/dritare.net

















