Na ndiqni edhe në

Bota

Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Irak, të paktën 69 të vdekur!

Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Irak, të

Të paktën 69 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përfshiu një qendër tregtare në qytetin Kut të Irakut. Zjarri në qendrën tregtare, e cila u hap shtatë ditë më parë, shpërtheu të mërkurën në mbrëmje.

Guvernatori rajonal, Mohammed al-Miyahi ka shpallur gjithashtu tre ditë zie.

"Një tragjedi dhe një fatkeqësi na ka ndodhur", tha guvernatori, duke shtuar se do të ngrihen padi kundër pronarit të qendrës tregtare.

Videot e publikuara tregojnë flakët që përshkojnë disa kate të hipermarketit Corniche në qendër të qytetit, ndërsa zjarrfikësit përpiqen t'i shuajnë ato. Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe i kërkoi ministrisë së Brendshme që të nisë një hetim të menjëhershëm për shkaqet.

Standardet e sigurisë shpesh nuk respektohen mirë në vendet e ndërtimit në Irak, të cilat janë përballur me dekada të tëra keqmenaxhimi dhe korrupsioni.

Në vitin 2023, një zjarr përfshiu një dasmë të krishterë në Irakun verior, duke vrarë më shumë se 100 persona.

Më shumë se 90 njerëz vdiqën në qytetin irakian të Nasiriyas pas një zjarri në një repart izolimi për shkak të Covid-it në një spital në vitin 2021./E.P-dritare.net