
Rrymat thithëse, rreziku i padukshëm që të merr jetën në det!
Dritare.net
Kur jemi në det, shumë prej nesh kujdesen për valët apo thellësinë. Por rreziku më i madh shpesh është ai që nuk duket: rrymat tërheqëse- thithese
Çfarë janë rrymat thithese?
Rrymat thithese (në anglisht: rip currents) janë rryma të fuqishme që tërheqin ujin nga bregu drejt detit të hapur. Ato krijohen zakonisht në zona ku ka dallgë të vazhdueshme që grumbullojnë ujë në breg, i cili më pas duhet të kthehet diku – dhe e bën këtë përmes një rryme të ngushtë e të shpejtë që tërheq gjithçka me vete.
Si i dallon?
• Uji duket më i qetë në një zonë mes dallgëve – pikërisht aty ndodhet rryma thithese.
• Ngjyra e ujit është pak më e errët për shkak të rërës së tërhequr poshtë.
• Shpesh mungojnë valët që thyen aty – një iluzion sigurie që të mashtron.
Çfarë duhet të bësh nëse kapesh nga një rrymë thithese?
-Mos lufto kundër rrymës. Nuk do fitosh dhe do lodhesh shpejt. Paniku është armiku yt.
-Notoni paralelisht me bregun, drejt anës, jo drejt bregut. Dil nga rryma dhe pastaj kthehu me qetësi drejt tokës.
-Ngrini dorën dhe thërrisni për ndihmë, nëse nuk mund të dilni vetë.
Si të ndihmoni dikë tjetër në rrezik?
• Mos u futni në ujë pa mjet shpëtimi.
• Thirrni rojen e plazhit ose telefononi ndihmën emergjente.
• Përdorni një mjet ndihmës si një litar, bidon ose shishe për ta tërhequr personin drejt bregut.
Rrymat thithëse janë të zakonshme edhe në plazhe “të sigurta”.
Ato nuk janë gjithmonë të sinjalizuara dhe ndodhin edhe në ditët me mot të mirë. Prandaj, mos hyni kurrë vetëm në det dhe zgjidhni gjithmonë plazhe me roje.
Një ditë në plazh mund të jetë relaksuese, por vetëm nëse i njeh rreziqet. Mësoji, ndajji, dhe ruaj jetën tënde dhe të të tjerëve!/ dritare.net

















