Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Femijët nga Siria, kanë një mesazh per shqiptarët

Femijët nga Siria, kanë një mesazh per shqiptarët
Nga Jonida Dama

“Ngjyrat e Paqes” është një nga ekspozitat e pikturës më të  veçanta  të organizuar ndonjëherë në  Shqipëri. Jo vetëm për mesazhin e bukur që përcjell, por  edhe për faktin që kjo ekspozitë mbledh  fëmijë të vegjël nga e gjithë bota. Ekspozita zhvillohet në ambjentët e akademisë “Robert Radoja” dhe ka në koleksion, piktura nga shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Sirinë, një shtet që e do paqen më shumë se çdo vend tjetër. Fëmijët e Sirisë kanë arritur të përcjellin mesazhe të fuqishme, dikush pikturon familjen, dikush fundin e luftës, pa harruar edhe rindërtimin e vendit.

Mesazhi i paqes është transmetuar fuqishëm edhe nga fëmijët e Shqipërisë, pëllumbi, ulliri dhe bashkëjetesa fetare janë disa nga elemetet që këta fëmijë kanë vendosur në pikturat e tyre. Thanas Gega, drejtori i akademisë “Robert Radoja, tregon për dritare.net se ndihet i priviligjuar që Akademia e tij u përzgjodh, si ambjent për ekspozitën “Ngjyrat e Paqes”.

[caption id="attachment_185837" align="alignnone" width="848"] Flet Thanas Gega[/caption]

“Është herë e parë që organizohet kjo ekspozitë në Shqipëri. Aurela Cuku, zonja që e organizon jeton në Dubai, dhe duke qenë se jemi një shkollë artistike dhe merremi me edukimin e brezit të ri, me zhanëra të ndryshëm teatrin, baletin, pikturën, përzgjodhi shkollën tonë për të bërë këtë ekspozitë. Më datë 6 kuratorja e eskpozitës ishte në Belgjikë, në Bruksel dhe në shtete të tjera të botës, dhe pikturat që kanë ardhur këtu janë nga e gjithë bota. Pastaj nga këtu shkojnë në shtete të ndryshme të botës në Siri etj, duke shëtitur gjithë botën. Fëmijët bëjnë piktura që t’i përshtaten kësaj teme,  pëllumbi apo dega e ullirit, bashkëjetesa fetare, dhe nëpërmjet pikturës këta fëmijë shprehin ,mesazhin e bukur të paqës. Normal që ndihem i priviligjuar. Unë u tregova edhe i gatshëm t’i krijoja ambientin e përshtatshëm. “

Drejtori i akademisë “Robert Radoja", tregon gjithashtu se pikturat janë zgjedhur mbi bazën e mesazhit pa përfshirë konkurrencën për pikturën më të mirë.

"Në shkollën tonë kemi edhe degën e pikturës që vijnë fëmijë nga të gjitha shkollat dhe zgjodhëm pikturat me dorë të lirë të fëmijëve që kanë dëshirë të pikturojnë. Por në këtë piktura i rëndësishëm është mesazhi i bukur që kërkojmë, dhe nuk hyn konkurimi.  Nuk e fusim konkurencën në pikturë sepse në këtë mënyrë disa fëmijë do të ndiheshin keq. Të gjithë duhet të dalin të kënaqur nga ajo që bëjnë, sepse piktura nuk është shkencë ekzakte, dhe çdo njeri me mendjen e vet nxjerr një gjë të bukur. E bukura e fëmijëve janë gabimet”, shprehet ai për dritare.net.

Madje Thanasi ka një mesazh për fëmijët, ai kërkon që ata të largohen nga interneti duke u aktivizohen në fusha të ndryshme.

[caption id="attachment_185787" align="alignnone" width="1280"] Aurela Cuku[/caption]

Ndërsa Aurela Cuku, kuratorja e ekspozitës “Ngjyrat e Paqes”, e cila ka qenë në disa vende të botës rrëfen  për dritare.net në një intervistë të shkurtër, por plot mesazhe, eksperiencën e saj me fëmijët e Sirisë.

Në sa vende të botës është bërë ekspozita?

Momentalisht ekspozita është bërë në disa vende të botës, përfshirë këtu  Italinë dhe Brukselin, nën patronazhin e Federicha Mogherini. Ndërsa tani jemi në Shqipëri, që është vendi im dhe jam shumë krenare.  Unë jam ambasadore për Lindjen e Mesme, aty kam marrë pjesë në disa shtete brenda për brenda Emiratëve Arabe. Kemi bërë ekspozitë në Katar dhe herën e fundit kemi qenë në Siri.

Si ishte situata në Siri?

Perspektiva të jep mesazhin që bota nuk duhet të ndahet edhe pse mund të jetë në luftë. Kanë qenë shumë të gatshshëm për të na mbështetur, shkollat Ministria. Fëmijët kanë marrë pjesë me shumë dëshirë dhe  kanë qenë në të gjitha shkollat e Sirisë. 6 mijë firmat nga fëmijët e Sirisë i kam dërguar në Bruksel, Federicha Mogherinit. Thirrja e fëmijëve për paqe është më e fortë se në çdo vend tjetër. Ishte një vend shumë mikpritës, fëmijët ishin shumë të organizuar dhe donin shumë të mernin pjesë.

Çfarë të bëri përshtypje nga fëmijët e Sirisë?

Ajo që më bëri më shumë përshtypje nga këta fëmijë, është që kanë shumë botë, pavarësisht se në vendin e tyre ka luftë. Ata jan ë më të lirë se çdo fëmijë tjetër. Në pikturat e tyre përcjellin me elementë të fuqishëm paqen, duke pikturuar shkollën familjen por edhe luftën, pa harruar edhe rindërtimin e vendit. Ata kanë shumë potencial, mbase edhe nga situata e vështirë që ndodhet vendi i tyre.

Këtu në Shqipëri, janë të talentuar fëmijët?

Normalisht që fëmijët në Shqipëri janë shumë të talentuar, pastaj Shqipëria është vendi im dhe është nder për mua që jam këtu, dhe veçanërisht në akademinë “Robert Radoja”,që e kemi përzgjedhur për ekspozitën tonë./dritare.net