Edi Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos
Thursday 26 November 2026, 14:02
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Komisionerja Kos do të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Ndërkohë, ditën e nesërme, ajo do të jetë e pranishme edhe në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Vizita e Komisioneres Europiane zhvillohet në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve që lidhen me bashkëpunimin mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor./L.F-dritare.ne