Vrasja e Kurtit/ Ja çfarë i ndihmoi policët në gjurmimin e autorëve
E Mërkurë 27 Mars 2019, 11:11
Dritare.net
Ditën e ngjarjes mjetit tip “Benz” ngjyrë gri i përdorur për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës, Klodian Bane, i dyshuari për vrasjen, i ka mbivendosur targa false mjetit.
I ndjekur nga kamerat e sigurisë ai është kapur duke u futur në një rrugicë ku ka hequr targat false për të vazhduar qarkullimin me targat e veta. Ky detaj ndihmoi policinë të identifikojë pronarin dhe me pas 3 bashkëpunëtorët e tij që janë arrestuar tashmë: Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier./D.B/Dritare.net