Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja Babale/ Lirohet Fredi Alizoti

Dosja Babale/ Lirohet Fredi Alizoti
Është liruar pas dy vitesh, një ndër personazhet kryesore të dosjes së bujshme "Babale".

Fredi Alizoti, është liruar pasi ka përfunduar dënimin e tij prej 2 vitesh.

Gjatë kohës që ai po gjykohej, Fredi Alizoti deklaronte se i ishin premtuar 100 mijë euro për të bërë zërin e  Agron Xhafajt. “100 mijë euro më janë premtuar mua dhe 100 mijë euro i janë premtuar Albert Veliut. Lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Nëse do të merrja paratë nuk do të bëja kallëzim”, është shprehur ai aso kohe para trupës gjykuese.

Më tej ai ka thënë se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në këmbim të lekëve, por duke qenë se nuk i mori bëri kallëzimin kundër Salianjit. “Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn”, tha Alizoti./ I.M-Dritare.net