Dita e 15-të e protestës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Sunday 14 June 2026, 19:07
Dritare.net

TIRANË – Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan protestën e tyre para godinës së qeverisë.
Sot shënohet dita e 15-të e protestës qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestat kanë vijuar për dy javë rresht në Tiranë dhe janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas organizatorëve, tubimi i së shtunës ishte ndër më të mëdhenjtë e mbajtur deri tani, me pjesëmarrjen e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme.
Edhe gjatë ditës së sotme, protestuesit u mblodhën në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta pritet të vazhdojë deri në orët e mesnatës.