

Pas humbjes në garën e 100 metrave, sprintieri i dha lamtumirën atletikës me një dëmtim muskular në stafetën 4x100 metra, në Botërorin që po zhvillohet këtë muaj në Angli.
Një lamtumirë të tillë nuk do ta kishte imagjinuar asnjë, pasi Xhamajka ishte favorite në garën e stafetës, por Usain Bolt u shemb në pistë totalisht jashtë formës. Madje u mendua për më keq, kur asistenca i ofroi një karrige me rrota atletit rekordmen olimpik, por mesa duket Bolt e kishte më të dhimbshëm dëshpërimin për dështimin, sesa dhimbjen në muskuj.

















