Çfarë thanë politikanët shqiptarë për ikjen e Donald Lu
Dritare.net
Ilir Meta: Sipas Wikipedias edhe Kirgistani si Skrapari është. Vend me male dhe bagëti. Kështu që nuk ia kam frikën se është mësuar këtu me djathë mali dhe raki skrapari. Por po deshi i çoj ndonjë ekspert të LSI-së, unë që ta stërvisë.
Edi Rama: Për fat timin administrata amerikane ka ligje dhe këta ambasadorët amerikanë kanë mandat se përndryshe ky kinezi me këto mend që kishte do më kishte hekurosur edhe mua. Inati i kauurit nuk qenka gjë para atij të kinezit. Duhet të pregatis ca barcaleta për këtë që do vijë.
Lulzim Basha: Gjithë mendimet e mia në këtë moment janë drejtuar tek Babalja.
Erion Veliaj: Ishte shumë i mirë në përdorim lopate. Po të rrinte edhe ca, do ta kisha bërë Tiranë me dy pyje orbitale.
Monika Kryemadhi: Të gjithë këta që bëjnë sikur e qajnë janë legena. Vetëm unë dhe doktori jemi burra shteti dhe e themi copë. Bëri mirë që iku se do më detyronte të stërvitesha që të gjuaja me çizme edhe në llozha.
Fatmir Xhafaj: Iku një shok, një mik, një vëlla, një aleat.
Vangjel Dule: Ça ka ndodhur se ka nja tre muaj që kam qenë në Janinë? Ka ikur Lu-ja? Endaksi. Domethënë dakort. Ne elinasët si anti amerikanos që jemi shprehim haranë, domethënë gëzimin tonë për ikjen e këtij antishqiptari. Besoj se si deputet i Vlorës shpreh edhe mendimin e vlonjatëve dhe çamëve të qytetit që përfaqësoj.
Gramoz Ruçi: Imperialist ishte por ishte burrë ama. As ai nuk e tradhëtonte Amerikën si unë PS-në. Sikur të kishte mbaruar reformën me këta prekurorët, mirë do bënte. Ose të ma linte mua ta bëja me stilin e vjetër, se njësoj do ishte. Nejse, aty në Kirgistan si në malet e Tepelenës do jetë. Do ta kujtoj./dritare.net