Veliaj drejt Strasburgut / SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit
Thursday 10 September 2026, 17:05
Dritare.net

Një javë më parë, avokatët britanikë të Kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim firmosjen nga Veliaj të aplikimit për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK./dritare.net