Ç'vlerë ka moralizmi, kur mungon përgjegjësia e të mirës së përbashkët!
Dritare.net

Nga Altin Joka
Varfërimi ynë intelektual e moral është bere prioritet dhe mburrje…
Shkatërrohet një rezervuar, ngordhin tonelata peshq, shuhet jeta ujore dhe një pasuri që na përket të gjithëve mbetet në hije.
Ndërkohë, në studio televizive dhe në rrjete sociale, emocionohemi për intimitetin e të tjerëve,bejme emisione e moralizma.
VIPa “intelektualë” e analistë,moderatore harxhojnë edhe ato pak energji te impotences intelektuale ne debatin publik që u kanë mbetur duke rrëmuar në jetën seksuale të dikujt.
Kush shkoi me kë, sa herë, për sa kohë dhe çfarë bëri. Sikur debati publik të jetë kthyer në një vend ku secili shfryn fantazitë, frustrimet dhe pakënaqësitë e veta…sikur e gjithe shoqeriaeshte brenda nje burdelloje.
Dhe ne ua ushqejmë këtë shfaqje. Klikojmë, shpërndajmë, komentojmë…NE,TI…. Për intimitetin e dikujt kemi kohë, zemërim dhe mendim.
Për shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve, mezi gjejmë një fjalë…jo e jo emisione
Cfarë vlere ka moralizimi publik i sjelljeve të të tjerëve, kur mungon përgjegjësia ndaj së mirës së përbashkët?
Cfare dreq moderatoresh,gazetare e vipa e quani veten?
Secilit i duket vetja më i moralshëm se tjetri, sidomos se ai që është vënë në shënjestër. Por sa prej këtyre moralistëve kërkojnë llogari për rezervuarin? Kush e shkatërroi? Kush duhej ta mbronte? Kush mban përgjegjësi?
A e kuptoni cfarë drejtimi keni marrë si televizione, portale, figura publike? A e kuptojmë çfarë po shpërblejmë ne si shoqëri?
Një drejtim që qelbet. Si muti në banjë…të gjithë e ndiejnë erën, ndërsa ai që e bën sillet sikur nuk kupton gjë.
Dhe nga kjo erë e rëndë vazhdojnë të na japin leksione morali..si gjeli në majë të plehut duke kakarisur…