
Zhdukja e avionit në Indonezi/ Gjenden dy kutitë e zeza!
Dritare.net
Kutitë e zeza të një aeroplani pasagjerësh që u rrëzua në det menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta, në Indonezi të shtunën janë gjetur, sipas zyrtarëve. Një flotë e vogël anijesh ka qenë duke kërkuar vendin dhe zhytësit e marinës së shpejti duhet të jenë në gjendje të marrin dy regjistruesit e fluturimit, shtojnë ata. Janë gjetur pjesë të aeroplanëve dhe mbetje njerëzore. “Sriwijaya Air Boeing 737” kishte në bord 62 persona kur u zhduk nga radari në udhëtimin e tij për në Borneo.
"Ne kemi lokalizuar pozicionin e kutive të zeza," ka thënë Soerjanto Tjahjono, kreu i komitetit të sigurisë së transportit në Indonezi. Hetuesit janë duke analizuar sende të cilat ata besojnë se janë një rrotë dhe pjesë të tjera të avionit. Sidoqoftë, kërkimi duket se nuk ofron asnjë shpresë për të gjetur ndonjë të mbijetuar.
Një zëdhënës i policisë së Xhakarta-s, ka thënë se, dy çanta ishin marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit. "Çanta e parë përmbante sendet e pasagjerëve, një çantë tjetër përmbante pjesë të trupit", u tha ai gazetarëve, duke shtuar: "Ne jemi ende duke identifikuar këto gjetje"./M.M-dritare.net

















