Na ndiqni edhe në

Bota

Trump pret Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, optimist për paqe në Gaza

Trump pret Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, optimist

Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në vizitën e tij të katërt në Uashington gjatë këtij viti, më shumë se çdo udhëheqës tjetër i huaj.

Takimi, i cili nisi me një pritje përpara Shtëpisë së Bardhë, u shoqërua me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje mes dy liderëve. Në një moment, Trump u pyet nga gazetarët nëse beson se do të ketë paqe së shpejti në Gaza, dhe ai u përgjigj: “Jam shumë i sigurt.”

Gjatë bisedimeve, që po zhvillohen me dyer të mbyllura në Zyrën Ovale, Trump dhe Netanyahu pritet të diskutojnë një plan paqeje me 21 pika, i cili sipas presidentit amerikan synon t’i japë fund luftës në Gaza. Pas takimit, dy liderët do të zhvillojnë një drekë pune dhe më pas pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Trump pret Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, optimist

Vizita e Netanyahu-t vjen pas një viti të mbushur me tensione në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit ka qenë tashmë tre herë në Uashington këtë vit: në shkurt për bisedime të përgjithshme, në prill për çështje tregtare dhe në korrik, pak ditë pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Takimi i sotëm shihet si një përpjekje e re diplomatike për të ndalur luftën në Gaza dhe për të hapur rrugën e një procesi paqeje në rajon./K.C/dritare.net