Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA: Jemi shumë afër marrëveshjes së paqes në Ukrainë

SHBA: Jemi shumë afër marrëveshjes së paqes në


Shtëpia e Bardhë thotë se nuk kanë qenë kurrë më afër paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, se në këtë moment. Kjo deklaratë vjen përpara se Donald Trump dhe Vladimir Putin të mbajnë bisedime për Ukrainën të martën.
Trump thotë se ai dhe Putin do të diskutojnë tokën, centralet dhe ndarjen e aseteve të caktuara, ndërsa Kremlini konfirmon se një telefonatë midis udhëheqësve amerikanë dhe rusë është duke u planifikuar.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy thotë se nëse Putini është serioz për paqen, ai duhet ta provojë atë, duke shtuar se ai nuk sheh asnjë shenjë se presidenti rus do të pajtohet me propozimet e armëpushimit.
Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas thotë se Rusisë nuk mund t'i besohet dhe se topi është në fushën e saj, pas bisedimeve për Ukrainën me vendet anëtare në Bruksel./K.C/dritare.net