
Rama në Fier, ironizon primaret e PD-së: Si papare!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier në takim me kandidatët për deputetë në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi primaret, ndërsa koalicionin e Berishës thotë se e ka bërë për të qenë në opozitë dhe justifikuar humbjen një ditë pas 11 majit
"Ne nuk kemi bërë primare por ata (I referohet primareve te PD-se) nuk janë primare por papare. ... Ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i PD-së në Kavajë del i pari në qark dhe ata e lënë jashtë. Po të shikosh listën e kënetës ajo është listë për në opozitë. Është bërë për të qenë me një tufë qorrash e shurdhësh e kua kuashë në opozitë. As shohin as dëgjojnë vetëm recitojnë. Kua Kua! Është bërë gati për të qenë në opozitë e në 12 maj jo për të çliruar TikTok, se nuk ka çfarë çliron por për të thënë na i vodhën, fituam por na e morën. Etj etj, puna e tyre si gjithmonë. Pse duhet atëherë demokratët të hedhin votën kot? Për një grup që thjesht funksionon si grup interesi i ngushtë që është përgatitur për të qëndruar në opozitë.", thotë Rama./K.C/dritare.net

















