Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komentuesi: Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane. Ja si i përgjigjet Rama!

Komentuesi: Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane.

ë rubrikën “Sy m’sy”, një prej komentuesve i kërkonte me ironi kryeministrit Rama që t’i thoshte kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pasaportën italiane. Në përgjigje të tij kreu i qeverisë i kërkoi që të bashkojë votat për PS-në në 11 maj për të marrë pasaportën europiane në 2030-ën.

“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportën italiane. E jotja nuk më duhet mbrapsht, se kam timen njësoj si tënden. Por ne të dy duhet të bëhemi bashkë më 11 maj dhe të futim Shqipërinë në BE brenda 2030-ës dhe marrim pasaportën europiane të Shqipërisë. Një pasaportë njësoj si Italia, Gjermania e francezja. Mos e mendo dy herë më jep votën më 11 maj dhe unë e PS do të japim pasaportën e BE-së”, u përgjigj kreu i qeverisë./K.C/dritare.net