Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tragjedia me 59 të vdekur në MV. Protestuesit shkatërrojnë lokalin e pronarit të diskotekës

Tragjedia me 59 të vdekur në MV. Protestuesit shkatërrojnë

Qytetarët në Koçan kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj.

Protesta ka vazhduar para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit si shenjë proteste. Gjithashtu përmbysën një makinë që sipas protestuesve është i pronarit të klubit “Puls”.

Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij./K.C/dritare.net

Tragjedia me 59 të vdekur në MV. Protestuesit shkatërrojnë