
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim në Lushnjë. Rama foli për protestën e organizuar nga opozita për mbylljen e TikTok-ut.
Ai e konsideron të pakonceptueshme thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për të rinjtë që të ishin pjesë e protestës për rikthimin e platformës.
"Nuk vjen njeri të thotë do çliroj TikTok-un dhe do shkrij SPAK-un, si mund të thotë një forcë politike kalamajve që hajdeni në protestë.
Futja në BE ndryshon gjithçka ndryshon raportin tonë me historinë. Është e pakonceptueshme që një forcë politike t’u thotë fëmijëve mos shkoni në shkollë se do çlirojmë TikTok-un. Ne i kemi bërë vend vetes dhe s’duhet të kapim trenin për 11 maj.
S’hyjmë dot ne me grupime që s’dimë ku i kanë këmbët, me një pazar oriental qylymash, s’mund ta bëjmë këtë gabim në 11 maj. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash, në një periudhë 10-15 ditë do të jetë black out.", tha Rama./K.C/dritare.net

















