
Horoskopi javor i Dashit 17- 23 mars 2025 nga Christine Haas
E Diel 16 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Nëse jeni në një lidhje, nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. /dritare.net

















