Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Enriketa Jaho: Çfarë më tha kunata ime, Ermonela Jaho kur mori vesh që do kandidoja për deputete!

Enriketa Jaho: Çfarë më tha kunata ime, Ermonela Jaho kur mori

Enriketa Jaho Alushani do të garojë për deputete në siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit. E ftuar në Dekalog DritareTv, ajo ka ndarë me publikun mesazhet e dërguara nga kunata e saj, sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, kur mori vesh se Enriketa kishte vendosur të përfshihej në politikë.


Enriketa theksoi se ajo është si motra e saj. Ato komunikojnë shpesh dhe sopranoja e ka mbështetur gjithmonë me mesazhe motivuese, duke i thënë: "Ji vetvetja, mirësia është karta jote drejt fitores".

Enriketa shprehet se arsyeja pse vendosi të kandidojë është dëshira për të kontribuar më shumë për vendin e saj. Si mjeke, ajo ka pasur mundësinë të njihet me hallet e qytetarëve dhe tani dëshiron të bëhet një zë i fortë për ta. Ajo theksoi se gjithmonë ka qenë e majtë dhe ka votuar për Partinë Socialiste, ndaj zgjedhja e saj për t’u përfshirë në këtë forcë politike është një hap natyral për të. Sipas saj, PS ka ndryshuar fytyrën e Shqipërisë, duke e bërë më të njohur jashtë vendit./E.P-dritare.net