Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Katër arsye pse duhet ta votoni PS-në!

Rama: Katër arsye pse duhet ta votoni PS-në!

Kryeministri Edi Rama mbajti disa takime sot në Fier me kandidatët e PS-së dhe të rinjtë e qytetit. Gjatë fjalës së tij, Rama renditi arsyet pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në, si e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE. Rama renditi katër përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse hyn në BE.

E para: Për tu shkëputur një herë e mirë nga kthetrat e historisë dhe lidhjen me të ardhmen në funksion të lirisë. Liria individuale e shqiptarëve ka qenë e marrë peng ose e kërcënuar nëse hyjmë në BE nuk kërcënohet më.

E dyta: Barazia para ligjit. Barazia para ligjit sot ka filluar të vihet në vend, do akoma punë por ka filluar të vihet në vend. Deri dje e kishim në dorë ne, (Pushteti) e dorëzuar shpatën I kemi vënë dhe qafën tonë në satër se në fund të fundit ky është kuptimi. Ata kanë shpatën e ndëshkimit, peshoren dhe sytë e mbyllur të paanësisë. Shpatën ua kemi dhënë. Peshoren akoma e kanë që ju tundet. Fashën në sy nuk e kanë akoma, por gjithsesi ky është procesi. Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne përkohësisht, por ja ku e keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne do ta shkrijmë SPAK e ti marrim shpatën se janë mësuar ta mbajnë shpatën për vete, ndërkohë në BE s’të lë njeri ta prekësh. Futja në BE është dorëzimi i një pjese të sovranitetit tek familja, sic ndodh kur martohesh. Unë jam martuar dy herë dhe e di më mirë.

E treta: Standardet e të gjithë funksionimit të jetës. Nga ana tjetër BE është gjëja më e mirë që mund të na ndodhë ne. Kur hyjmë në BE do të jemi vend përfitues sic u rrit dhe fuqizua, Polonia, Çekia e Hungaria.

Po ju jap shembull. Ne në 10 vite kemi marrë mbështetje 1 miliardë euro, 1 miliardë euro do I marrim çdo vit si anëtarë të BE-së.

Për bujqësinë kemi marrë mbështetje disa dhjetra milionë euro, ndërsa në vit do të jenë 300 milionë euro.

E katërta: E vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së, që është dhe fundi i çdo lloj dallimi mes shqiptarëve e të tjerëve në kufi. Nuk është vetëm hyrja por dhe qëndrimi. Sot një shqiptar për të qëndruar jashtë bën si azilant, shkon punon në të zezë, bën si i sëmurë, ndërsa me pasaportën e BE-së nisesh nga Shqipëria në një shtet të BE-së njësoj si Tiranë – Fier. Por dhe shërbimi shëndetësor dhe rimbursimet janë njësoj si për ty dhe francezët. Kjo vlen dhe për të gjithë emigrantët që nuk kanë marrë pasaportë në shtetin që jetojnë tani.

Studentët, të gjithë prindërit duhet të mendojnë se pasaportën e BE-së ua japim ne askush tjetër. Me kë do të flasë BE-ja, me bufin? Sa të rilidhen kodet e komunikimit e të bëhen transkriptet e çfarë do të thotë kua kua në gjuhën e BE-së kanë kaluar vite.", tha Rama./K.C/dritare.net