
Gjesti-Eglit: Më harrove për nëntë ditë. Nuk paska qenë dashuri, por fiksim
E Hënë 17 Mars 2025, 16:04
Dritare.net
Gjesti shprehu habinë sesi Egli e kishte harruar për nëntë ditë që ishte jashtë BBV, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë. “S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim”, tha ai në mënyrë ironike, duke e quajtur këtë situatë një “eskalim”.
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim”, u shpreh ai./K.C/dritare.net

















