
Horoskopi javor i Binjakët 17- 23 mars 2025 nga Christine Haas
E Diel 16 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Këtë javë duhet të shpreheni sa më shumë. Edhe sikur nga ato që do thoni të lindin mosmarrëveshje është shumë më mirë sesa të jeni të qetë në pamje, por të vuani përbrenda. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu thotë se do të krijoje një lidhje me ju. Po nuk dolët dhe po nuk pranuat ftesa për njohje të reja do mbeteni me të njëjtin status. Për financat do jetë një javë e begatë dhe me plot përmirësime. Rezistenca fizike mund të ketë herë pas here disa tronditje. Tregoni më tepër kujdes për veten. Në punë duhet të prisni pak kohë për të arritur rezultatet e duhura nëse keni nisur së fundmi një projekt të ri. Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë. /dritare.net

















