
Hollywoodi është në zi pas ndarjes nga jeta të Robert Duvall, aktorit legjendar i njohur për rolet e tij ikonike në filma si The Godfather dhe Apocalypse Now. Duvall, fitues i çmimit Oscar dhe një nga aktorët më të respektuar të kinemasë amerikane, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Middleburg, Virginia, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij më të afërt.
Karriera e tij zgjati më shumë se gjashtë dekada, me role të paharrueshme si Tom Hagen në The Godfather, kolonel Kilgore në Apocalypse Now dhe interpretimi që i solli një Oscar si Aktor më i Mirë në filmin Tender Mercies. Ai konsiderohet një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij, i njohur për thellësinë dhe autenticitetin që sillte në çdo karakter që portretizonte./K.C/dritare.net