
Momenti i tmerrshëm kapur në video/ Gazetari raportonte live kur ra tërmeti 7.6 ballë
E Hënë 6 Shkurt 2023, 12:12
Dritare.net
Tërmeti 7.7 ballë me qendër në Kahramanmaras goditi 10 qytete në Turqi dhe Siri! E ndërsa ekipi i kërkim-shpëtimit po kërkonte për njerëz poshtë rrënojave një tjetër tërmet i fuqishëm goditi vendin.
AFAD njoftoi se një tërmet me magnitudë 7.6 ballë u regjistrua në lagjen Elbistan të Kahramanmaraş.
Ndërkohë që tërmeti është ndjerë në shumë qytete, ato momente janë pasqyruar në kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë.
Më poshtë ju sjellim momentin kur gazetari po raportonte live dhe bie tërmeti tjetër i fuqishëm./K.C/dritare.net

















