
Parandalimi i katastrofave natyrore/ Vengu: Qeveria miraton 13 milionë euro investime në vend
Dritare.net
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka lajmëruar projektet dhe investimet që do të bëhen ne 12 qarqet e vendit për të parandaluar katastrofat natyrore. Vengu thotë se qeveria ka miratuar 13 milionë euro investime për projekte.
"I lumtur që finalizuam me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar edhe më shumë sistemin e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet. Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në;
- Infrastrukturë
-Mjete
- Rikonstruksion digash
13 milionë euro do të shkojnë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga puna për implementimin e projekteve që do ta bëjnë Shqipërinë më të sigurt.", thuhet në deklaratën e ministrit Vengu./K.C/dritare.net

















