Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Shpresojmë se Putini do e pranojë armëpushimin me Ukrainën

Trump: Shpresojmë se Putini do e pranojë armëpushimin me

Donald Trump thotë se do të ishte i hapur për të ftuar sërish Presidentin Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite, ku u ra dakord me Ukraninën që të pranonte një armëpushim 30-ditor me Rusinë.

Më pak se dy javë më parë, Zelensky u përball ashpër me Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, kërkuan që ai të tregojë më shumë mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.

Ja pak më shumë prej tij.

"Ukrainë. Armëpushimi," thotë ai pa nxitje. "Sapo ranë dakord pak më parë. Ukraina është pajtuar me armëpushimin. Shpresojmë se presidenti Putin do të pajtohet me këtë."

Ai shton se ka një "ndryshim shumë të madh" në situatën aktuale nëse krahasohet me ditën kur presidenti Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë për takimin famëkeq të Zyrës Ovale./K.C/dritare.net