Na ndiqni edhe në

Shëndet

Si të dalloni mungesën e kaliumit në trup!

Si të dalloni mungesën e kaliumit në trup!

Ekzistojnë simptoma të ndryshme të mungesës së kaliumit në trup. Nëse keni vërejtur se ndonjë nga këto simptoma zgjat më shumë se një javë, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj:

Kapsllëku

Lëkura e thatë

Etja ekstreme

Mbajtja e ujit, veçanërisht në pjesën e krahëve apo këmbëve

Rrahja e çrregullt e zemrës

Tensioni i lartë i gjakut

Nervozizmi

Plogështia në muskuj

Shumicës së të rriturve të shëndetshëm u nevojiten rreth 4.700 miligramë kalium në ditë, që është relativisht e lehtë për t’u konsumuar nëpërmjet një diete të ekuilibruar.

Megjithatë, studimet statistikore kanë treguar se një përqindje e madhe e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm kalium, sepse nuk i ndjekin udhëzimet për një dietë të shëndetshme, që është arsyeja kryesore se pse mjekët shpesh rekomandojnë marrje të suplementeve./K.C/dritare.net